Historike, Arabia Saudite hap qiejt për Izraelin

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 12:54 | Bota
Historike, Arabia Saudite hap qiejt për Izraelin

Autoritetet në Arabinë Saudite vendosën të ndërmarrin një vendim historik duke hapur hapësirën ajrore për të gjithë linjat civile, pa diskriminuar askënd, përfshirë këtu dhe fluturimet nga Izraeli.

Lajmi u mirëprit dhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili është duke zhvilluar një tur në Lindjen e Mesme, i pari që nga nisja e mandatit të tij.

Sipas Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan vendimi erdhi si pasojë e angazhimit diplomatik disamujor të presidentit Biden me Arabinë Saudite, që kulmoi me vizitën e tij në këtë vend.

Sallivan shtoi se hapja e hapësirës ajrore e bën Lindjen e Mesme më të integruar, të qëndrueshme dhe të sigurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos