
Policia e Tiranës njoftoi se pas ndeshjes janë proceduar 11 persona, ndër ta dy të arrestuar, për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit.
“Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes. Të arrestuarit janë A.M., 24 vjeç, dhe M.U., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe 9 tifozë të tjerë, konkretisht shtetasit: M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M.”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)