
Në fshatin Zgafnor, të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti tip “Volkswagen”.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)