Zjarret në Mesdhe, Komisioni Europian do të ndihmojë edhe Shqipërinë, dërgon helikopterë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 13:21 | Aktualitet
Zjarret në Mesdhe, Komisioni Europian do të ndihmojë edhe

Situata e zjarreve në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdhe shqetëson tashmë edhe Bashkimin Europian, aq sa Brukseli ka vendosur të vijë në ndihmë të vendeve të goditura.

 Vendet që do të marrin ndihmë janë Shqipëria, Greqia, Italia dhe Maqedonia e Veriut.

https://a2news.com/2021/08/04/helikoptere-ka-por-nuk-fluturojne-a2-zbardh-kontraten-kur-u-blene-6-mjete-fluturuese/

Për sa i përket vendit tonë, Komisioni Europian ka vendosur në dispozicion dy helikopterë që do të dërgohen nga Republika Çeke dhe Holanda. Vendet që ndihmojnë do të financohen nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së, që mbulon 75% të kostove të transportit.

Vendimin e Bashkimit Europian e përshëndeti kreu i PD-së, Lulzim Basha. “Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, shkroi ai në Twitter.

Falënderime erdhën edhe nga presidenti Ilir Meta: “I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret. Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”.

Sipas Komisionerit për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, “Mbrojtja Civile e BE-së do të sigurojë që mjetet që po dërgojmë të shfrytëzohen me kapacitet të plotë. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE-së në rast nevoje”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/04/peleshi-dyshime-te-forta-per-zjarrvenie-te-qellimshme-e-pamundur-ti-menaxhosh-te-gjitha-vatrat-ne-te-njejten-kohe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos