All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Prag tragjedie në Turqi, pallati 6-katësh shembet papritur, kalimtarët shpëtojnë për mrekulli

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 17:18 | Bota
All - Paragraf - 1

Një ndërtesë 6-katëshe, e dëmtuar nga tërmeti i 6 shkurtit, është shembur papritur në qytezën e Kilis në Turqi, duke rrezikuar jetën e disa personave, të cilët ishin aty pranë.

Gjithçka është kapur nga kamerat e celularëve të qytetarëve aty pranë, ndërsa ekipet e mbërritura në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet dhe verifikimet nëse ka pasur ndonjë person brenda në momentin e shembjes.

All - Paragraf - 3

Mes të pranishmëve në atë moment pati një panik të madh, ndërsa në momentin e shembjes së pallatit, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe vendi u mbulua nga tymi e pluhuri.

Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë, duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur. Ndërkohë, numri i të pastrehëve ka shkuar në miliona. (A2 Televizion)

https://youtu.be/3iExe06z_yU

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos