Protesta në Francë merr një tjetër goditje, Kushtetuesja mbështet Macron për pensionet

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 18:38 | Bota
Protesta në Francë merr një tjetër goditje, Kushtetuesja

Protestuesit në Francë kanë marrë një goditje të rëndë për kauzën e tyre, pasi Këshilli Kushtetues, organi më i lartë kushtetues në vend ka mbështetur reformën e shumëkundërshtuar të pensioneve, duke mbështetur në këtë mënyrë planin e Macron dhe miratuar menjëherë ligjin.

Franca prej javësh tashmë është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensionit me 2 vjet.

Sipas sondazheve më të fundit në vend, Macron ka humbur ndjeshëm mbështetje pas kalimit të reformës në ligj, pa votën në parlament, ndërsa opozita franceze është rritur fuqishëm javët e fundit, me kundërshtinë që i bëjnë kësaj reforme.

Vala e fundit e protestave përfaqëson sfidën më të madhe ndaj autoritetit të Macron, që prej revoltës së jelekverdhëve, 4 vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos