Horror në Mozambik, xhihadistët i presin kokën pastorit ungjillor dhe urdhërojnë gruan e tij t’ua çojë autoriteteve

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 17:52 | Bota
Horror në Mozambik, xhihadistët i presin kokën pastorit ungjillor

Xhihadistët e dyshuar si të lidhur me ISIS-in i kanë prerë kokën një pastori ungjillor në rrethin e Macomia, në provincën veriore të Cabo Delgado, në Mozambik. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare që citojnë gazetën “Carta de Mocambique”.

Sipas asaj që mësohet nga burime ushtarake të cituara në shtyp, bashkëshortja e viktimës, banuese në fshatin Nova Zambézia, është paraqitur të mërkurën në komisariatin e qarkut me një çantë në të cilën ka qenë koka e të shoqit.

Gruaja tha se vrasësit e ndaluan pastorin në një fushë, i prenë kokën dhe ia dorëzuan kokën e tij vejushës dhe e urdhëruan atë të informonte autoritetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos