Hoti flet për projekte konkrete: HEC në Shqipëri për të furnizuar Kosovën

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 12:17 | Kosova
Hoti flet për projekte konkrete: HEC në Shqipëri për të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi kalimin në projekte konkrete të bashkëpunimit me Shqipërinë, pas mbledhjeve me dy qeverive, që sipas tij janë kthyer në traditë

Gjatë konferencës për shtyp me homologun Rama, Hoti kërkoi nisjen e punës për realizimin e 3 projekteve madhore dhe strategjike, ku mes të cilave foli dhe për ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe lidhjen hekurudhore mes dy kryeqyteteve.

“Tashmë është bërë një praktikë e bashkëpunimit tonë e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Tanimë duhet të kalojmë në terma shumë praktikë të bashkëpunimit tonë. Dua të përmend 3 projekte madhore që për ne janë strategjike. E para Porti i Durrësi  kam punuar me ish ministrinë financave që ta kemi një pikë doganare, por që të jetë që mallrat të hyjnë në territorin e Kosovës. E dyta në fushën e energjisë ne kemi sisteme komplementare të furnizimit, por duhet të kujdesemi që në afat të gjatë të zgjidhim këtë problem duke konsideruar dhe ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe projekti i madh i lidhjes së kryeqyteteve tona më hekurudhë. Është një projekt i hershëm tani duhet të punojmë për studimin e fizibilitetit. Dhe besoj se në vjeshtë mund të gjejmë dhe fondet për realizimin e këtij projekti”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos