Hoti pas votimit: Pres proces me standarde, qytetarët të thonë fjalën e tyre

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 09:50 | Kosova
Hoti pas votimit: Pres proces me standarde, qytetarët të thonë

Pas kandidatit për kryeministër të PDK-së së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka votuar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti. Së bashku me bashkëshorten tij, Hoti ka votuar rreth orës 09:30 minuta.

Në një deklaratë për mediat, pas votimit Hoti ftoi qytetarët që të thonë fjalën e tyre, ndërsa pret proces të rregullt dhe sipas standardeve.

“Ftoj qytetarët që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë. Sot është dita e tyre të thonë fjalën e tyre. Falënderoj stafin zyrtarë vëzhgues, komisionerë dhe ndërkombëtarë. Pres proces të rregullt dhe të mirëmbajmë standardet sipas atyre evropiane ku qytetarët të thonë fjalën e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos