
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëkohësisht kandidat për kryeministër, votoi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Pas votimit, Hoxhaj u shpreh: “Sot flasin qytetarët e Kosovës. Sot, ata janë para opsionit të rimëkëmbjes ekonomike, stabilitetit politik dhe integrimit ndërkombëtar, apo para opsionit të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. Sot është verdikti më i rëndësishëm”. (A2 Televizion)