Hovenier pas takimit me Osmanin: Nevojitet qetësimi i situatës në veri

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 12:17 | Kosova
Hovenier pas takimit me Osmanin: Nevojitet qetësimi i situatës në

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mediat pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në reagimin e tij, kryediplomati amerikan theksoi nevojën për qetësimin e situatës në veri.

Ndërkohë ai ritheksoi po ashtu qëndrimin se SHBA dënon veprimet e dhunshme të autoriteteve të Kosovës për hyrë në ndërtesat komunale në veri.

Kujtojmë se Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me dy kryetarët e komunave, të Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin.

Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë. Mes tyre, sipas raportimeve, ka pasur edhe njerëz me maska, e për të cilët Instituti Octopus ka ngritur shqetësimet se mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të institucionit të sigurisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos