Ia dhuroi Justin Bieber, Victoria Beckham: Më mirë të vdes sesa të vesh këto këpucë

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 22:28 | Showbiz

Victoria Beckham nuk do të veshë asnjëherë Crocsa, të njohura gjerësisht  si “këpucët e shëmtuara”.

Sandalet me çmim marramendëse që nuk janë as plastikë dhe as gomë, janë të preferuarat e Justin Bieber, dhe për këtë arsye ia dhuroi dhe Victorias.

 “Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë do të vesh pas karantinës. Çfarë mendoni për këtë sugjerimin e Justin Bieber?” pyeti ajo ndjekësit në Instagram.

Beckham që njihet si një ikonë mode që adhuron këpucët me takë dhe veshjet elegante, më vonë tha se “mendoj që më mirë do të vdisja sesa t'i vishja, por faleminderit gjithsesi Justin Bieber.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos