Human Rights Watch: Kievi po përdor mina të ndaluara

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 10:53 | Bota
Human Rights Watch: Kievi po përdor mina të ndaluara

Human Rights Watch (HRW) ka bërë me dije se ka identifikuar prova të reja të përdorimit pa kriter të minave tokësore të ndaluara nga forcat ukrainase kundër trupave ruse.

Organizata joqeveritare i bëri thirrje Kievit të respektojë zotimin që bëri në fillim të këtij muaji për të mos përdorur armë të tilla, të hetojë përdorimin e tyre të mundshëm dhe të vërë përpara përgjegjësisë autorit.

“Angazhimi i qeverisë ukrainase për të hetuar përdorimin e dukshëm nga ushtria e saj të minave të ndaluara kundër personit është një njohje e rëndësishme e detyrës së saj për të mbrojtur civilët”, tha Steve Gooss, kreu i armëve në HRW. 

Observatori tha se informoi qeverinë ukrainase për gjetjet e saj në një letër të dërguar në maj, por nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos