
Një 18-vjeçar mësohet se ka humbur jetën këtë të hënë, për shkak të ndërlikimeve nga infektimi me koronavirus. I riu nga Elbasani, kishte disa ditë që ishte në terapi intensive, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Mësohet se bashkë me të janë të shtruar në spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi” edhe disa familjarë të tij, ndërsa burime nga spitali thonë se nuk kishte asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese. (A2 Televizion)