All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Humbën jetën 99 fëmijë, Indonezia ndalon përdorimin e çdo medikamenti me shurup

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 13:17 | Bota
Humbën jetën 99 fëmijë, Indonezia ndalon përdorimin e
All - Paragraf - 1

Vdekja e rreth 100 fëmijëve në Indonezi bëri që ky shtet të ndalojë shitjen e të gjitha llojeve të shurupit dhe medikamenteve të lëngshme. Kjo vjen disa javë pasi një shurup për kollën në Republikën e Gambias shkaktoi vdekjen e rreth 70 fëmijëve.

Autoritetet mjekësore në Indonezi thonë se në disa shurupe janë gjetur përbërës që shkaktojnë probleme akute të veshkave. Nuk është e qartë nëse këto mjekime janë importuar apo prodhim vendas.

All - Paragraf - 3

Në Indonezi, deri më tani, janë raportuar rreth 200 raste me dëmtime akute të veshkave te fëmijët, shumica prej të cilëve kanë një moshë nën 5 vjeç.

Më herët këtë muaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një paralajmërim global për shurupet e kollës, pas vdekjes së 70 fëmijëve në Gambia.

OBSH-ja në një hetim fillestar, zbuloi tri shurupe të prodhuara nga një kompani indiane që përmbanin sasi të papranueshme të Glikolit Dietilen dhe Glikolit Etilen. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos