Modelja OnlyFans pozon me bikini në Kështjellën Windsor, e pëson keq nga rojet mbretërore (VIDEO)

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 11:04 | Bota
Modelja OnlyFans pozon me bikini në Kështjellën Windsor, e

Modelja e OlnyFans, Isabelle Berry, 33, nga Eton, Berkshire, mendoi se rezidenca mbretërore britanike, e ndërtuar në shekullin e 11-të dhe që tërheq rreth 1.5 milionë turistë në vit, do të ishte sfondi i përsosur për fotot e saj sensuale, por ideja e saj duket se ka dështuar.

Shumë banorë të zonës nuk u pëlqeu dhe as policëve që ruanin pallatin, të cilët e kanë gjobitur me një shumë të majme.

Sipas Daily Mail, banorët e zonës Berkshire kanë shprehur zemërimin e tyre pasi e konsiderojnë si mosrespektim të pallatit, madje disa kanë theksuar se kjo lloj sjelljeje disa shekuj më parë dënohej me burgim në Kulla!

Vetë Berry, tha se ishte e vetëdijshme se familja mbretërore nuk do e miratonte, por shtoi se nuk ka lënduar askënd, madje përkundrazi e ka bërë për të kënaqur fansat e saj.

“Nuk po lëndoj askënd, është e gjitha për argëtim... fansat e mi çmenden kur bëj gjëra të ndryshme, kështu që unë jam në krye të lojës së tyre”. Sa foto të të brendshmeve të bëra në dhomën time do të shohin më? Së shpejti do të më duhet të mendoj për një vend tjetër për një sesion fotografik”, tha 33-vjeçarja për gazetën britanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos