Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, mbi 20 të plagosur, u hodhën nga lartësia

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 08:19 | Bota
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, mbi 20 të plagosur,

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e djeshme, në orën 20:48 me orën lokale Turqinë jugperëndimore, pranë qyteteve Malatya dhe Gaziantep.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë, ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera.

“Në tërmetin me magnitudë 5.3 ballë në Yeşilyurt, Malatya: 23 qytetarë, përfshirë 22 në Malatya dhe 1 në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose hedhjes nga lart. Gjithsej, 21 ambulanca dhe 7 ekipe të Shërbimit Mjekësor u vendosën në rajonin e prekur nga tërmeti, duke përfshirë 14 ambulanca dhe 3 ekipe nga Malatya, 3 ekipe nga Adıyaman, 2 ambulanca dhe 1 ekip nga Kahramanmaraş dhe 5 ambulanca nga Diyarbakır. Trajtimi i pacientëve po vazhdon. I uroj shërim të shpejtë”. (A2 Televizion)

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca
https://a2news.com/2023/08/08/nata-behet-dite-dalin-te-tjera-pamje-nga-termeti-shkaterrimtar-i-6-shkurtit-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/08/01/rikthehet-makthi-lekundje-te-forta-termeti-ne-turqi-banoret-e-alarmuar-dalin-ne-rruge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos