Prindërit kujtonin se ishte shpërngulur, gruaja gjendet e vdekur pas 10 vitesh në një mur betoni

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 11:10 | Bota

Policia australiane ka identifikuar trupin e një gruaje, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni, vitin e kaluar, ndërsa vlerëson se vrasja ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë.

“Lee Glover, e lindur në vitin 1971, kishte dëmtime të shikimit dhe dëgjimit dhe ishte rreth 38 vjeç në kohën e vdekjes së saj”, tha policia e Queensland në një deklaratë të enjten.

Sipas mediave të huaja, duket se Glover ishte një “grua thellësisht e izoluar” për të cilën ekzistojnë pak prova pasi ajo as nuk u raportua e zhdukur.

Vdekja e saj u bë publike, dhjetorin e kaluar, kur pastruesit gjetën mbetjet e saj pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley në periferi të Brisbane.

U deshën tetë muaj që autoritetet të konfirmonin identitetin e Glover duke përdorur ADN-në dhe bazat e të dhënave, u tha gazetarëve inspektori Andrew Massingham, duke shtuar se vdekja e saj po trajtohet si një vrasje dhe është nën hetim.

“Informacionet thonë se ajo ishte shumë e tërhequr, kishte një mënyrë jetese shumë të qetë dhe të rezervuar dhe nuk ishte aktive në mediat sociale”, tha Massingham.

Policia kontaktoi prindërit e saj dhe ata thanë se kishin humbur kontaktin me të pak para zhdukjes së saj dhe besonin se ajo ishte zhvendosur diku tjetër në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/29/gjendet-e-vdekur-ne-shtepine-e-michael-owen-mbreteresha-25-vjecare-e-bukurise/
https://a2news.com/2023/05/10/horror-ne-holande-djali-mban-trupin-e-vdekur-te-babait-ne-frigorifer-per-me-shume-se-nje-vit-bisedoja-me-te/

A2 CNN Livestream

Latest Videos