
Supermodelja Chrissy Teigen tha se “po mëson” veten si të shërohet nga dhimbja pas humbjes së foshnjës së saj.
35-vjeçarja ndau një fotografi të trupit të saj në Instagram, ku tregoi se është e dhimbshme që nuk do të jetë më shtatzënë pas humbjes së Jack.
"Unë dua të jem shtatzënë, kaq shumë, dhe jam e trishtuar që nuk mundem të jem më kurrë", u shpreh ajo.
"Por unë jam me fat që kam dy të vegjël të mahnitshëm që po shndërrohen në njerëz të mëdhenj, çdo ditë e më shumë", shtoi Teigen.
Chrissy dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë këtë shtator, si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.
Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit in vitro.
Por, shtatzënia me Jackun ndodhi natyrshëm, diçka që më herët dukej e pamundur për Teigen. (A2 Televizion)