Pas sulmit rus, banorëve të Kievit u kërkohet të kursejnë energjinë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2022, 16:37 | Bota
Pas sulmit rus, banorëve të Kievit u kërkohet të

Operatori shtetëror i energjisë elektrike të Ukrainës u ka bërë një thirrje urgjente të gjitha rezidentëve në Kiev që të reduktojnë përdorimin e energjisë elektrike në mbrëmje, kjo fill pas një sulmi të ushtrisë ruse që bëri jofunksionale një zonë të furnizimit me energji afër kryeqytetit.

Zyrtarët thanë se energjia është rikthyer në zonat përreth Ukrainës, pas sulmit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike. Por, Ukrenergo ka bërë sërish thirrje për reduktim të përdorimit të energjisë elektrike në intervalet kohore prej orës 17:00 deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në mënyrë që të shmanget ndonjë ndërprerje e mundshme e energjisë.

Kreu i administratës në Presidencën ukrainase, Kyrylo Tymoshenko, tha se edhe popullata e Zhytomyr, Cherkasy dhe Chernihiv duhet gjithashtu që të kursejë energji. “Nëse kjo kërkesë injorohet, atëherë do të ndeshemi me vështirësi dhe do të jetë e nevojshme dhe e pashmangshme që të nxirrni qirinjtë”, paralajmëroi ai në rrjetin social ‘Telegram’.

Ukrenergo ka bërë thirrje që të kursehet energjia sidomos mbrëmjeve duke fikur dritat e panevojshme dhe duke mos përdorur pajisjet e tyre të larjes në mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos