Dustin Poirier mposhti me “knock out” irlandezin Conor McGregor, në raundin e dytë të ndeshjes kryesore të UFC 257, pas një serie goditjesh radhazi, të cilave McGregor nuk iu përgjigj dot.
Por, ajo që për shumë tifozë të arteve marciale mikse mund të quhet surprizë, për Khabib Nurmagomedov, humbja e irlandezit ishte e parashikueshme.
Disa minuta pas përfundimit të ndeshjes, rusi ngacmoi irlandezin në rrjetet sociale, duke shkruar: “Kjo ndodh kur ndryshon ekipin tënd, braktis luftëtarët me të cilët je stërvitur dhe të kanë ndihmuar të shpallesh kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël”. (A2 Televizion)