Lotët e Neymar pas dëmtimit të rëndë, por premton: Do të rikthehem më i fortë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 19:53 | Futboll

Paris Saint Germain në ketë sezon me shume gjasa në kampionat nuk do të ketë vështirësitë e hasura vitin e kaluar, ku u befasua nga Lille, dhe me fitoren e sotme shkon 12 pikë nga vendi i dyte Rennes.

Por sot kryeqytetasit francezë nuk mund të buzëqeshin, sepse një nga yjet e saj, braziliani Nymar, ka pësuar një dëmtim vërtet serioz dhe të dhimbshëm, edhe thjesht për t’u parë.

Dëmtimi i rëndë i Neymar

Në pjesën e dytë, 29-vjeçari pas një kontrasti vuri keq këmbën që u kthye në një formë tërësisht jo natyrale. Lotët e kampionit brazilian ishin sinjali i një dëmtimi që mund t’i kushtojë shumë francezëve, veçanërisht në Champions League.

https://www.instagram.com/p/CW0rbX9lmZK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=28dd2b3b-233f-4846-8aa9-5ba9d9166a2d

Vetë Neymar postoi më vonë një status në Instagram ku i premton 165 milionë personave që e ndjekin aty se “do të rikthehet më i fortë se më parë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos