
Një 53 vjeçar humbi jetën në lumin Mat mesditën e së hënës si pasojë e një ataku kardiak, pasi kishte hyrë për t’u larë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Skuraj, në lagjen "Guri i Zi", ku 53 vjeçari Durim Murrani i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për t’u larë në lumë.
Trupi i 53-vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në morgun e spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)