I akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme shtyn me 3 muaj pezullimin nga detyra për Edvin Priftin

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 10:42 | Kronikë
I akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme shtyn me 3 muaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj masën e "pezullimit nga detyra" për mjekun Edvin Prifti, i akuzuar për "korrupsion" dhe "pastrim parash".

Prifti është momentalisht i pezulluar nga detyra e tij si shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë, ndërkohë që në total i janë sekuestruar pothuajse 1 milion euro.

https://a2news.com/2021/05/14/spak-vendos-sekuestro-preventive-mbi-llogarite-bankare-te-mjekut-edvin-prifti-gati-600-mije-euro/

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienza, diplomim si specialist në kardiokirurgji. Punova në San Camilo dhe doktoraturë në La Sapienza. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, ka qenë justifikimi i kardiokirurgut për shumat e gjetura.

https://a2news.com/2021/02/18/pasuria-eshte-e-ligjshme-kardiologu-edvin-prifti-apelon-vendimin-e-arrestit-me-burg/

Prifti u prangos për llogari të të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos