Kohët kur Napoli dyluftonte me Juventusin për titulli ne Serie A duken shumë larg, edhe pse flasim pothuajse për të njëjtët lojtarë.
Ky vit mbetet për t’u harruar për djemtë Gattusos, që pas disa rezultate pozitive iu rikthyen sërish humbjes në shtëpi kundër një ekipi modest por në formë si Lecce.
Ekipi puliez fitoi me rezultatin 2-3 , falë dy golave të Lapadula dhe goditjes së dënimit magjike të Mancosu, i cili pasi bllokoi Juventusin dhe Interin, i shënon një tjetër ekipi “big”. Kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj nuk luajti asnjë minutë, pas disa javësh si titullarë.
I pavlerë goli i Milik që barazoi përkohësisht rezultatin, dhe super roveshata e Callejon që e ngushtoi atë. Napoli mbetet në kuotën 30 pikë, larg çdo ambicie europiane. (A2 Televizion)