
Pas 3 ndeshjeve pa shijen e suksesit, një gol i shënuar nga Correa që në minutën e 6 përballë Malagës i mjaftoi Atletico Madridit për t’u kthyer te fitorja në kampionatin spanjoll.
Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone ngjitet tashmë në kuotën e 39 pikëve, në vendin e katërt të klasifikimit, aq sa Sevilla, që luan sot ndaj Celta Vigos.
Valencia u mposht thellë 3-0 në fushën e Getafes, për të cilën realizoi dy herë Mollina dhe në fund Mata. (A2 Televizion)