Verona e shqiptarëve mund Juventusin në shtëpinë e saj me rezultatin 2-1 dhe i jep një mundësi të artë Interit t’i bashkohet në vendin e parë.
Verona tregoi edhe njëherë se është ekipi që luan më bukur futboll në Itali gjatë këtij sezonin dhe dy shqiptarët, pjesë e saj, ishin protagonistët absolutë e në veçanti Kumbulla.
20-vjeçari arriti të shënonte një gol në fund pjesës së parë nga një goditje dënimi, por ndërhyrja e VAR do të shihte një pozicion milimetrik të tij. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në minutën e 65-të Cristiano Ronaldo merr një top të saktë nga Betancur dhe në përballjen trup me trup me Rrahmanin, normalisht që fitoi kampioni i Evropës. Juventusi kalon në avantazh
Verona nuk i pret shpresat, vendasit krijojnë raste minutë pas minuti dhe në të 76, Borini përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së bardhezinjve dhe dërgon topin në rrjetë.
E makthi Verona nuk mbaron këtu për Juventus, në minutën e 86 pas një goditje këndi Kumbulla kërcen me kokë dhe topi bie në shtyllë. Ndërhyn sërish VAR, pas goditjes së shqiptarit topi është prekur me dorë nga Bonucci dhe për këtë arsye arbitri akordon penallti, e cila u shndërrua në gol nga Pazzini.
Kjo ishte një fitore shumë e bukur për Veronën dhe në veçanti për shqiptarin Kumbulla i cili feston ditën e sotme dhe 20 vjetorin e lindjes. Goli i anuluar do të ishte qershia mbi tortë për të këtë mbrëmje. (A2 Televizion)