Elseid Hysaj ka shënuar golin e tij të parë në karrierë me fanelën e Napolit.
Në ndeshjen kundër Sassuolos, mbrojtësi i kombëtares shqiptare realizoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës.
Hysaj ka luajtur mbi 150 ndeshje me Napolin që nga viti 2015, kur u transferua nga Empoli.
Napoli fitoi takimin me rezultatin 2-0. (A2 Televizion)