I arrestuan djalin dhe e nxorën jashtë komisariatit, pezullohen dy efektivë pas publikimit të videos në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 21:52 | Kronikë
I arrestuan djalin dhe e nxorën jashtë komisariatit, pezullohen dy

Policia ka pezulluar dy efektivë, të cilët u filmuan në kamera duke nxjerrë jashtë komisariatit të Policisë së Lushnjës një grua.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur njëri prej efektivëve e nxjerr gruan jashtë ambienteve të komisariatit, duke e tërhequr, teksa ajo bërtet dhe qan. Vendimin për pezullimin e efektivit dhe oficerit të patrullës së përgjithshme e mori vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, thotë Policia, pas njoftimit që ka marrë nga drejtori i Policisë Lushnjë.

Policia tha se gruaja kërkonte të futej në komisariat pasi Policia kishte arrestuar djalin e saj, një 21-vjeçar i cili kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të dhënë kundër tij për “dhunë në familje”. Ai gjithashtu ishte konfliktuar me një 35-vjeçar, po nga Lushnja, të arrestuar për “plagosje” nga Policia.

“Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë”, tha Policia. “Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të Policisë, duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos