
Një person mësohet se ka humbur jetën në fshatin Grudë e Re në Shkodër këtë të diel. Sipas raportimeve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15. Vrasja, sipas autoriteteve ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, ku viktima, 47 vjeç, i identifikuar me inicialet P.T., banues në Grudë, është qëlluar me armë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)