I arrestuar për çështjen “Tahiri”, Jaeld Çela rekurs në apel, kërkon shfuqizim të masës arrest me burg

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 10:21 | Kronikë
I arrestuar për çështjen “Tahiri”, Jaeld

Ish-kreu i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për rekurs për nenet që është deklaruar fajtorë nga shkalla e pare.

Në kërkesën e avokatit mbrojtës Petrit Ismaili, nënvizohet mes të tjerash se ish-kreu i Policisë ka qenë aktiv në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Në rastin e të pandehurit Jaeld Çela, në dosjet gjyqësore të paktën 4 fashikuj janë të plotësuar me burokraci nga Policia Vlorë, me veprime konkrete, me plane masash kundër kultivimit të lëndëve narkotike, me denoncime me emra konkret.

Kjo burokraci nuk mund të jetë e padukshme për Gjykatën sa të përshkruaj se i pandehuri nuk ka marrë masa për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale. Për këtë arsye mbrojtja kërkon shfuqizim të masës arrest me burg për Çelën.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos