I kërkuar për trafik droge nga Italia, arrestohet Genditan Deda

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 13:17 | Kronikë
I kërkuar për trafik droge nga Italia, arrestohet Genditan Deda

Policia e Durrësit ka arrestuar Getian Dedën, një person i cili kërkohet nga Italia, i dënuar për trafik droge.

Policia tha se Deda ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg. 51-vjeçari, banues në lagjen nr. 4, Durrës, ishte dënuar nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos