I dehuri nuk i bindet policisë për të ndaluar, kapet pas disa kilometrash

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 10:19 | Kronikë
I dehuri nuk i bindet policisë për të ndaluar, kapet pas disa

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin e tij, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok.

Kështu, gjatë orëve të natës u arrestua në flagrancë, 42-vjeçari V.K. i cili në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar atyre jetën.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj disa kilometra, ku pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos