I dënuar me 5 vite burg për prodhim narkotikësh, arrestohet 40-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 12:16 | Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i dënuar nga Gjykata për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit "Zall-Herr", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, u arrestua 40-vjeçari, Alfred Hithi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos