I dënuar për mashtrim në Shqipëri, 54-vjeçari kapet në Itali

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 09:39 | Kronikë
I dënuar për mashtrim në Shqipëri, 54-vjeçari kapet

Një 54-vjeçar është arrestuar në Itali, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi rezulton i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrim”.

“Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë, të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri”, tha Policia e Shtetit në një deklaratë.

Numani ishte dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrim”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja. Sipas Policisë, ai fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë”, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos