Koordinimi i grabitësve të bankës me punimet për shembjen e pallatit 7-katësh në bulevard

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 14:46 | Kronikë

Me planimetrinë e bankës të cilën do të godisnin, grupi i grabitësve kishte arritur të kamuflonte dhe punën e tyre në brendësi të tunelit të nëndheshëm në bulevardin Zogu i Parë.

Veç maskimit si punëtorë, grupi sinkronizonte punën për të shembur muret e bankës në të njëjtën kohë kur mbi ta punohej për shembjen e pallatit 7-katësh. Hetuesit dyshojnë se përgjatë gjithë kohës që në bulevardin Zogu i Parë punohej për shembjen e pallatit, por edhe heqjes së inerteve, në të njëjtën kohë brenda tuneleve punohej me matrapikë për hapjen e rrugës për në bankë.

https://a2news.com/2022/02/22/plani-per-grabitjen-e-bankes-do-te-perdornin-tunelet-e-bulevardit-policia-gjen-dhe-nje-pistolete/

Nga ana tjetër, policia dyshon se grabitësit kanë pasur një planimetri të saktë të tuneleve nëntokësore, por edhe të bankës, ndërsa kanë arritur të shembin murin e betonit dhe të zhvendosin inertet. Kanë qenë banorë të zonës ata që janë ankuar lidhur me zhurmat kjo dhe për vetë faktin se në pallatin e shembur punimet kishin stopuar prej më shumë se një jave. Deri më tani policia nuk ka asnjë person të dyshuar por prej tunelit u nxorën një sërë sendesh të cilat u dërguan në laboratorin shkencor për gjurmë të identifikueshme. (A2 Televizion)

https://youtu.be/azjumqpSGbQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos