Zbardhet grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias, kapet një prej autorëve

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 09:08 | Kronikë
Zbardhet grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias, kapet një

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e çiftit Petrit e Afërdita Lazaj në Allias, ku burrë e grua u plagosën me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 janarit.

Një nga autorët e ngjarjes është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim autori tjetër. Sipas policisë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. C., si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

https://a2news.com/2020/01/20/plagosja-ne-allias-hetuesit-dyshojne-se-grabitesit-mund-te-kene-njohje-me-familjen-laze/

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos