
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Kanina” është vënë në pranga 43-vjeçari Gladiol Metushaj, të cilin gjykata e ka dënuar me 12 vjet burg.
Gladiol Metushaj është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen "4 Heronjtë", Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë. (A2 Televizion)