I drejtohet me fjalën “zezake”, goditet me grusht në fytyrë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 12:28 | Bota

Një grua në Sakramento të SHBA-së është goditur me grusht në fytyrë nga një grua me ngjyrë, pasi e quajti zezake dy herë.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, dëgjohet gruaja që thotë dy herë “zezake” në një dyqan.

Femra me ngjyrë e ftoi që ta thonte edhe një herë tjetër atë fjalë nëse guxonte dhe në momentin që e përsëriti, gruaja me ngjyrë e goditi me grusht disa herë në fytyrë.

Pasi e rrëzon në tokë, gruaja me ngjyrë del nga dyqani e pashqetësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos