Bashkëpunimi me prokurorinë duket se i ka dhënë dritë jeshile lirimit nga qelitë e paraburgimit 31- vjeçares Eni Qirjako, specialistes së IT-së së Tatimeve, të arrestuar pas skandalit të publikimit të pagave të mëse 630 mijë shqiptarëve. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë, Andi Agarani, Klodian Sota e Endri Ikonomi, ndryshe nga kërkesa e prokurorisë për “arrest në burg”, u caktua masa e “arrestit në shtëpi”. (A2 Televizion)
“I duheshin për një punim diplome”, gjykata liron katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave
