I fshehur miliona vjet poshtë akujve, zbulohet diamanti më i madh amerikan

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 09:38 | Lifestyle

Për një sy të pastërvitur, duket si një copë xhami, me nuanca të verdha. Diçka që shumëkush mund të mblidhte dhe më pas të braktiste pas shqyrtimit.

Por në fakt, objekti i madh sa një arrë i gjetur në pyjet më veriore të Kanadasë, është një nga dhuratat më të çmuara që mund të dalin nga nëntoka.

Diamanti i gjetur në Kanada

Administratorët e minierës Diavik në Kanada deklaruan zbulimin e diamantit të verdhë më të madh të gjetur kurdoherë në kontinentin amerikan, ose të paktën në pjesën veriore të tij.

Diamanti është vlerësuar me 552 karatë, dhe është i gjashti më i madh i zbuluar në këtë shekull në gjithë botën.

Zbulimi është bërë në një zonë tejet të vështirë, shumë pranë Rrethit Arktik, pa prani rrugësh të mirëfillta, i aksesueshëm vetëm nga ajri ose duke çarë akullin në muajt më të ngrohta.

Skeptri dhe kurora e Elizabetës së Anglisë mbartin diamantin më të madh në botë

“Ngjyra dhe karakteristikat e tjera e bëjnë këtë diamant një shembull unik i proceseve që i nevojitet diamanteve nga krijimi i tyre deri në zbulimin nga ana jonë”, deklaroi entuziast Kyle Washington, drejtori i minierës kanadeze.

Diamanti nuk do të shitet në gjendjen e sotme, por do të pastrohet dhe do të prehet, duke gjeneruar një fitim që mund ti afrohet 5 milionë dollarëve, duke u bazuar te shitjet e mëparshme.

Diamanti më i madh i gjitha kohërave u gjet në 1905 në Afrikën e Jugut, nga zoti Cullen 

Tregu i diamanteve vuan nga gjetje spektakolare si kjo. Diamanti më i madh i gjetur këtë shekull ka qenë në Botswana, në Afrikë, 1.111 karatë, kurse më i madhi i të gjitha kohërave është zbuluar në Afrikën e Jugut, me një madhësi 3016 karatë, që sot zbukuron në Londër skeptrin dhe kurorën perandorake të mbretëreshës Elizabeth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos