I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, priten temperatura deri -18 gradë

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 20:50 | Aktualitet
I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, priten temperatura deri -18

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se bazuar në parashikimet e meteorologëve, në ditët në vijim Shqipëria do të goditet nga një valë i ftohti, ku temperaturat do të shkojnë disa gradë nën zero.

Situata më e vështirë pritet të jetë në zonën e Bulqizës dhe Pukës ku temperaturat pritet të arrijnë në -18 gradë, ndërsa në kryeqytet më e ulëta do të jetë -8 gradë Celcius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët se është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore për të shmangur situata të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos