Mbytet një pushues në plazhin e Gjeneralit

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 18:30 | Kronikë
Mbytet një pushues në plazhin e Gjeneralit

Policia e Shtetit bën me dije se një pushues është mbytur në det pasditen e së shtunës në zonën e plazhit të Gjeneralit në Kavajë.

41-vjeçari nga Tirana E.M. kishte hyrë për t’u larë në det, por fatkeqësisht nuk ia ka arritur të dalë prej aty.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të mbytjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos