I gjenden në magazinë 10 ton miell të skaduar, gjobë furrës në Korçë

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 10:32 | Kronikë
I gjenden në magazinë 10 ton miell të skaduar, gjobë

Një tjetër lajm që vë në dyshim cilësinë e produkteve që blejmë çdo ditë në tregjet ushqimore vjen nga qytetit i Korçës.

Një furre buke mbante 10 tonelata miell në magazinën e saj, ndërkohë që produktit i kishte skaduar afati i përdorimit. Rasti u zbulua në flagrancë nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ende nuk dihet nëse sasia domethënëse e miellit përdorej efektivisht nga pronarët e furrës për të prodhuar bukë dhe produkte të tjera, apo ishte magazinuar aty pa u asgjësuar siç parashikohet për produktet e pasigurta për t’u konsumuar.

Në pritje të thellimit të hetimit, subjektit i është vendosur një gjobe prej 500 mijë lekësh dhe bllokimi i sasisë së miellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos