
Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin gjatë gjithë ditës. Priten reshje të izoluara gjatë paradites, por duke iu afruar mesditës, reshjet përfshijnë të gjithë vendin ku në zonat qendrore e jugore do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2°C rënie, duke ulur maksimumin në rang vendi në 26-27°C.
Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi perëndimor deri pasdite, kur era merr drejtim verior duke fituar shpejtësi mesatare ndërsa dallgët në bregdet mbeten 1-2 ballë. (A2 Televizion)