I kalon sipër disa herë me makinë, sulmi brutal i një 56-vjeçari ndaj një gruaje

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 11:36 | Bota

Një 56-vjeçar ka përplasur disa herë me makinë një grua 23-vjeçare, në një sulm brutal që ka shokuar dëshmitarët në vendngjarje.

Vincent Jean goditi të renë me mjetin e tij SUV tip Mitsubishi, në Nju-Xhersi të SHBA-së, ditën e martë. Më pas, frenoi dhe u kthye ta godiste sërish, duke i kaluar sipër, ndërkohë që gruaja qëndronte e shtrirë.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije, i ka mbijetuar sulmit, por ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

56-vjeçari u largua nga vendngjarja, por u arrestua disa minuta më vonë dhe tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje të shkallës së parë.

Mendohet se sulmi erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik mes 56-vjeçarit dhe të resë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos