Izraeli në udhëkryq, vendi drejt zgjedhjeve të treta brenda vitit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 08:42 | Bota
Izraeli në udhëkryq, vendi drejt zgjedhjeve të treta brenda vitit

Edhe pse kishte një mundësi për të krijuar qeverinë e re në Izrael, lideri i partisë Blu e Bardhë, Benny Gantz nuk ja doli. Drejtuesi i opozitës mori një mandat nga presidenti Rivlin për të krijuar koalicionin qeveritar, por e pati të pamundur të fitonte mbështetjen e forcave të tjera.

Të njëjtën mundësi e pati dhe kryeministri Netanjahu i nuk ia arriti të formonte një mazhorancë parlamentare. Me këto zhvillime tashmë vendi ka hyrë në një udhëkryq dhe mund të shkojë brenda zgjedhjeve të treta brenda vitit.

Deputetët kanë 21 ditë kohë për të gjetur një kandidat me mbështetje, por kjo është një formulë që nuk gjen zgjidhje shpesh herë.

Presidenti i vendit, Rivlin i thërriti para disa javësh Netanjahun dhe Gantz dhe iu kërkoi të formonin një qeveri uniteti, por mesa duket të dy liderët e kishin të vështirë të ndanin pushtetin. Partitë Blu e Bardhë dhe Likud dolën me numra të barabartë në parlament nga zgjedhjet e shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos