I kërkuar në Pakistan arrestohet në aeroportin e Rinasit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 10:31 | Bota
I kërkuar në Pakistan arrestohet në aeroportin e Rinasit

Policia kufitare në aeroportin e Rinasit ka arrestuar me qëllim ekstradimi një shtetas pakistanez, banues në Dubai.

33-vjeçari M.T. gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

M.T. pritet të ekstradohet drejt Pakistanit ku është shpallur në kërkim për “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos