
Një 26-vjeçar në kërkim nga drejtësia italiane është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacioni të koduar “Manza”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë arrestimi me qellim ekstradimi, i shtetasit R. F., 26- vjeç, banues në Manzë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. (A2 Televizion)