I kishin mbyllur derën e hotelit në Elbasan, turisti belg bie nga muri dhe dëmtohet

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 11:33 | Kronikë
I kishin mbyllur derën e hotelit në Elbasan, turisti belg bie nga muri

Një turist nga Belgjika ka mbetur i dëmtuar në orët e para të mëngjesit në Elbasan, pasi ra nga një lartësi e madhe.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 01:30, 49-vjeçari belg V.K. ka gjetur portën e jashtme të hotelit mbyllur dhe për këtë arsye është ngjitur nga muri rrethues nga ku ka rënë.

Turisti belg është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos